Dhjetëra infermiere dhe personel teknik me statusi të pazgjidhur të punës, dolën sot sërish në protestë përpara Spitalit Klinik të Tetovës. Përveç se s’kanë vendime pune, infermierët pohojnë se kanë tre muaj pa rroga.

“Spitali i Tetovës mbahet gjallë nga ne, por neve na kanë harruar. ne nuk po kërkojmë dhurata, kërkojmë pagat tona të vonuara, kërkojmë kontratat tona të munguara, vendimet tona të merituara dhe të premtuara. Boll më me rrena”, tha Fluturie Islami, infermiere.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume