Sot zyrtarisht kanë nisur punimet tek ISh Monopolli në Tetovë. Kryetari aktual i komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka shitur për 70 denarë metarë katrorin 7 mijë metër katror duke u bërë lajm në gjithë mediat e vendit se si në zemër të Tetovës ka shitur tokë shteti me çmim vetëm për 70 denarë.

Pas këtij skandali dhe fillimin e punimeve, sot këshilltarët e BDI-së, akuzuan Bilall Kasamin për shitje të tokës së komunës me çmimin prej 70 denarëve duke keqpërdorur komunën dhe dëmtuar tetovarët dhe komunën e Tetovës.

BDI – Tetovë bën apel te të gjithë institucionet e vendit, MPB-në,Hetues të Kriminalistikës, Prokurorinë, Entin për mbrojtjen e monumenteve historike dhe zyrën për trashigimi kulturore për shkak se tek Monopolli janë masakruar mbi 10 mijë shqiptarë në vitin 1944.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume