Mëngjesin e sotëm u raportua se një person u gjet pa shenja jete në “Lagjen e Muhaxherëve”, në Prishtinë.
Viktima dyshohej të ketë rënë nga kati i pestë i banesës, raporton IndeksOnline.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha për IndeksOnlinen se informacionin për rastin e morën rreth orës 6 të mëngjesit. Viktima është një mashkull.
“Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes .
Policia në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin”, deklaroi Ahmeti./IndeksOnline/