VLEN me krenari njofton opinionin se është lansuar Masa 2.1 Punësim dhe rritje e ndërmarrjeve, pjesë e Planit Operativ për Punësim, një nga iniciativat më konkrete, më të drejtpërdrejta dhe më të fuqishme për nxitjen e punësimeve të reja dhe zhvillimin e ndërmarrjeve në vendin tonë.

Kjo masë synon jo vetëm hapjen e vendeve të reja të punës, por edhe fuqizimin e bizneseve lokale, një hap i madh drejt një ekonomie më të fortë, më të drejtë dhe më përfshirëse!

Të drejtë aplikimi kanë: Ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme; Organizatat qytetare të interesuara për krijimin e vendeve të reja të punës; Ndërmarrjet e reja të themeluara përmes Programit për Vetëpunësim në vitin 2024.

Mbështetja financiare për çdo të punësuar është si vijon: 250.000 denarë për të rinjtë deri në 29 vjeç; 220.000 denarë për gratë, romët dhe përfituesit e ndihmës minimale; 160.000 denarë për të punësuarit mbi 29 vjeç që nuk i përkasin kategorive të lartpërmendura.

Përfituesit duhet të lidhin kontratë pune me të punësuarin për një periudhë nga 9 deri në 15 muaj.

VLEN vazhdon të dëshmojë se ndryshimi nuk është vetëm fjalë, por veprim konkret në dobi të qytetarëve dhe ekonomisë vendore.

VLEN, punë konkrete për qytetarët!

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com