Pas më shumë se 10 muaj hetimesh dhe procesi gjyqësor, Gjykata ka shpallur fajtorë tre vëllezërit nga fshati Debresh i Gostivarit për vrasjen brutale të Resul Kahremanit, 35 vjeç. Ata janë dënuar me nga 40 vite burgim secili, që është dënimi maksimal sipas Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut për këtë vepër penale.
Ngjarja ndodhi më 23 korrik 2024, kur sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndaj viktimës u qëllua me armë zjarri nga një veturë tip “Volvo” me targa të Zvicrës, në pronësi të të dyshuarve. Vrasja u raportua në ora 17:15 në SPB Tetovë.
Sipas Policisë, menjëherë pas ngjarjes u arrestua njëri nga autorët, B.B., dhe nga ai u sekuestrua edhe pushka automatike me të cilën dyshohet se është kryer krimi. Hetimet e mëvonshme vërtetuan përfshirjen edhe të vëllait të tij, J.B., si bashkëkryerës.