Abra kadabra Nëse ASH e merr postin e Kryetarit të Strugës si dhuratë nga Alija qytetar shqiptar mos dilni fare në zgjedhje rrini te shpija

Ejup Berisha
I bashkangjitem fontanës dëshirave të Ziadin Selës për tu pozicionuar në poste politike aty ku vetë të kenë deshirë partitë politike apo dhe individët. Pardje Ziadin Sela ka deklaruar publikisht se dëshiron që posti i të parit të Strugës ti takon Aleancës për Shqiptarët apo krahut të cilin e udhëheq ai. Këtë gjë çuditërishtë ky e kërkon nga Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti. Ziadinin e pyesim se cila qenka fuqia maxhike e A.A që ti fal poste politike dikuj dhe atë në Strugë në vendilindjen e tij e ne nuk e kemi ditur. Struga aq sa dimë ne është e qytetarëve te saj dhe vetëm këtyre u takon të zgjedhin se kush do ta udhëheq qytetin e tyre në nivelin lokal e jo Aliu i BDI-së apo dhe Ejupi i Shkupit. Për Ziadinin dhe ata që nuk e dinë Struga fitohet në zgjedhje komunale. Partitë politike për ta udhëhequr ose individ për tu bërë të parët e saj duhet të garojnë në to që të fitojnë. Pra vetëm pasi që të pëfundojë procesi zgjedhor dhe të numrohen votat shpallet fituesi definitiv për kreun e Strugës. Në Demokraci Ziadin ska tjetër variantë që dikush të bëhet Kryetar Komune. Nga ana tjetër unë kërkoj falje ndoshta nuk e di mos vellë A.A është shpallur Mbret absolut i shqiptarëve në RMV dhe ky cakton se kush do të udhëheq me komunat dhe institucionet e tjera shtetërore dhe publike në teritorin e vendit tonë. Nëse kjo është e vërtetë atëherë unë kërkoj falje publike e nëse nuk ështe shpallur i tillë personi në fjalë atëherë adresa për të kërkuar mbështetje për Kryetar Komune në Strugë ripërsë
ris janë qytetarët strugan. Në rregull e shoh se kohëve të fundit politikanët janë bërë faktor shumë të rendesishëm dhe tejet të fuqishëm në politike dhe ndoshta sot ekskluzivishtë prej tyre varet se kend këta do ta vendosin për të udhëhequr Komuna dhe institucione të tjera të pushtetit. Dhe nëse kjo është e vërtetë atëher është më mirë të mos organizohen fare zgjedhjet këtu te ne kjo për faktin se ky është një proces apo dhe aktivitet kompleks dhe i
vështirë por edhe për organizimin dhe realizimin e tyre duhet të bëhen shpenzime disa milliona euroshe. Më tej nëse ka ardhur koha që të mund të zgjedhim lirshem e me vetdëshirë poste politike atëherë mua dua të më takon posti i Presidentit të Republikës kuptohet pas përfundimit të mandatit të Presidentes së tanishme Z.nj Gordana Siljanovska-Davkova. Por vetëm një gjë nuk e di e ajo është se kush do te mund të ma jep këtë post të lartë shtetëror mua. Dhe sa i përket faktit se a jamë unë i aftë apo nuk jamë që ta ushtroj postin në fjalë dua tu themë se unë me punë, me përkushtim dhe me angazhim serioz e të sinçertë do tu bindi se e meritoj postin e Presidentit të Republikës.