Më 04.06.2025 në orën 19.50 në SPB Shkup është denoncuar se në parkun rekreativ Toshe Proeski në lagj. Lisiçe e Re, një trotinet elektrik ka goditur një fëmijë dyvjeçar nga Shkupi, kështu që personi që drejtonte trotinetin është larguar nga vendi i ngjarjes. Në aksident lëndime të rënda trupore pësoi fëmija, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup. Është kryer këqyrje e vendit të ngjarjes nga ekipi i SPB Shkup. TS