Më 04.06.2025, nëpunësit policorë të SPB Strumicë në një aksion të përbashkët me nëpunësit policorë të Qendrës rajonale për çështje kufitare Lindje dhe inspektorët e punës kryen kontroll të vendndërtimeve në zonën e Strumicës. Gjatë kontrollit, në dy vende ndërtimi u gjetën 13 shtetas turq, të cilët e keqpërdorën qëndrimin e tyre dhe kryenin punime ndërtimore pa leje përkatëse pune. Kundër tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse.TS