Zgjedhja e rektorit të ri në UEJL, plas revolta – Besa Kadriu: UEJL drejt humbjes nga komercialistët

Besa Kadriu
QUO VADIS-UEJL?!!!
Është fakt që;
Në kohë të vështira politike, lindin udhëheqje të dobëta dhe institucione që shkojnë drejt rrënimit.
Universiteti i Evropës Juglindore, dikur një kështjellë e dijes dhe e lirisë akademike, sot po rrëzohet ngadalë nën peshën e një sistemi të dështuar, të ndikuar politikisht dhe të izoluar nga parimet themelore të akademisë.
Kupola që duhet të udhëheqë me vizion, po ushtron presion dhe po mbyt çdo frymë progresi. Në vend të mbështetjes për zhvillimin akademik, kemi heshtje, frikë, mbyllje të programeve studimore, përçarje, dhe një atmosferë që të kujton metodat e shërbimeve që dikur synonin të destabilizonin çdo përpjekje shqiptare për emancipim dhe dinjitet.
Ndikimi i tepruar politik, afërsia me qendrat e pushtetit të majtë, dhe transformimi i një institucioni publik-privat, në një “ndërmarrje komerciale”, po e çojnë UEJL drejt humbjes së plotë të identitetit të vet akademik.
A do të mund të dalë nga hija e rëndë që vetë e ka krijuar? Apo do të mbetet një simbol i asaj se si shpresa për arsim cilësor dhe të pavarur u shndërrua në zhgënjim kolektiv?
Ky tempull i dijes që me gjenerata prindërish e ngritën dhe vazhdojnë të kontribojnë pafund për ta ruajtur imazhin që faktori ndërkombëtar i dha për dijen dhe kulturën e edukimin shqip, atëherë kur e kundërshtoinin ata që sot i dalin zot!!!
#Alumni SEEU# dhe 17 vjet përvojë pune në këtë universitet!