A view outside a night club, following a fire resulting in casualties, in the town of Kocani, North Macedonia, March 16, 2025. REUTERS/Ognen Teofilovski TPX IMAGES OF THE DAY
Të lënduarit në tragjedinë në Koçan dhe familjet e tyre nga e hëna në linjë të drejtëpërdrejtë telefonike – 070 355 526 që e hapi Qeveria do të mund t’i shprehin kërkesat dhe nevojat e tyre.

“Po vendosim linjën e re telefonike për komunikim të drejtëpërdrejtë, e udhëhequr nga Zyra e kryetarit të Qeverisë, e cila do të jetë aktive nga e hëna, 09.06 dhe do të funksionojë pa ndërprerë dhe do të jetë qasëse për të gjithë të lënduarit dhe familjet e tyre. Numri telefonik është kanal i ri për komunikim të drejtëpërdrejtë me të lënduarit dhe familjet e tyre”, tha në konferencën e sotme për shtyp zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva.

Ajo shtoi se në fazën e parë, u bëjnë thirrje të gjithë të lënduarve dhe familjeve të tyre që të paraqiten, t’i paraqesin kërkesat, propozimet dhe nevojat e tyre konkrete të cilat i kanë.

“Kjo linjë nuk do të jetë vetëm kontakt – por kanal i gjallë komunikimi, përmes të cilit do të mbahet koordinim ditor, javor dhe mujor, me informim të rregullt, dhe me qasje te personalizuar për çdo rast”, tha Miteva.

Zëdhënësja e Qeverisë shpjegoi se ndërmarrja e këtyre aktiviteteve është rezultat i komunikimit të drejtëpërdrejtë në terren, posaçërisht nga ana e grupit të punës për evaluim të të lënduarve, i cili periudhën e kaluar ka punuar në kontakt drejtëpërdrejtë me familjet dhe me ekipet mjekësore.

Hapat e rinj që po ndërmerren, shtoi, janë sepse kjo Qeveri beson se mbështetja nuk guxon të jetë e njëfishtë, por të jetë proces.

Përpiqeni, theksoi ajo, të jemi të shpejtë dhe efikas dhe sa më shpejtë të ndihmojmë atje ku mundemi. E rëndësishme është që përmes linjës telefonike në fazën e parë t’i mbledhin dhe sublimojnë të gjithë kërkesat dhe t’i përcjellin menjëherë deri te institucionet të cilat janë kompetente dhe ato t’i zgjidhin në afatin më të shkurtër të mundur.

Miteva tha se si Qeveri nuk përjashtojnë hapa të ardhshëm si hapje e një zyreje, ose përmirësim të kushteve në Spitalin e Koçanit që të lënduarit të mos duhet të vijnë në Shkup për të gjithë intervenimet.

Në zjarrin që ndodhi më 16 mars në diskotekën “Pulse” në Koçan, po atë ditë, jetën e humbën 59 persona, ndërsa më 4 prill, më 7 prill dhe 17 prill, ndërruan jetë edhe tre persona të tjerë, duke e çuar numrin total të viktimave në 62. Nga zjarri mbetën 196 të lënduar që u trajtuan brenda dhe jashtë vendit.