Ngritja e vetëdijes së faktorëve në vendimmarrje dhe veprimi për sigurinë e njerëzve gjatë sezonit të verës, ishte qëllimi i tryezës së sotme të rrumbullakët “Verë turistike e sigurt në Ballkan 2025” që u mbajt në Shkup nën patronatin e Organizatës Ndërkombëtare të Policisë në Maqedoni.

Sekretari i përgjithshëm i KOSM, Goce Dellçev Todev në konferencë për media theksoi që shoferët të jenë të kujdesshëm në sinjalizimin në rrugë, sepse, siç tha, në disa seksione ka shenja të vjetra, ndërsa ka rregulla të reja për shfrytëzim të atyre seksioneve.

Ai e theksoi nevojën e sjelljes korrekte dhe me përgjegjësi të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, si dhe udhëtarëve të huaj të cilët do të kalojnë transit në shtet gjatë sezonit turistik të verës.

Gjatë kësaj ju bëri thirrje shoferëve të cilët kalojnë transit me shpejtësi të mëdha në territorin e shtetit të jenë të kujdesshëm, sepse, siç shtoi, rrugët tona nuk janë mjaftueshëm të sigurta për shpejtësitë e tyre.