Sot, më 7 qershor 2025, Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes stacioneve sizmologjike të vendosura në territorin e vendit dhe të mirëmbajtura nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup, regjistroi një seri tërmetesh me epiqendër në Republikën e Greqisë.
Sipas të dhënave paraprake nga Observatori, tërmeti që u ndje më shumë ka ndodhur në orën 14:46, me epiqendër rreth 290 kilometra në juglindje të Shkupit dhe me magnitudë lokale prej 5.2 sipas shkallës së Rihterit. Tërmeti është ndier në pjesën juglindore të vendit me një intensitet prej shkallës III sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane (EMS).