Do të pasojnë zgjedhje në të cilat do të fitojmë bindshëm së bashku dhe do të dërgojmë mesazhin se po vjen koha e Maqedonisë, deklaroi kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, gjatë fjalimit në Veles me rastin e përvjetorit të Lidhjes rinore e VMRO-DPMNE-së.

E dëgjoj liderin e opozitës duke thënë se LSDM-ja i ka ndërtuar themelet e Maqedonisë. Cila Maqedoni, Venko? Cilat themele i keni ndërtuar? Atë shtet të cilit ia ndërruat emrin? Atë shtet të cilit ia ndërruat flamurin, kushtetutën… apo atë që e shantazhuat me diktatin bullgar, për të cilin tani thoni se zgjidhja e vetme është të pranojmë gjithçka që kërkojnë bullgarët? Edhe vetë ata e dinë se problemi nuk është ndërrimi i kushtetutës, por ndryshimi i identitetit.

Është e qartë si drita e diellit, kjo po ndodh haptas, këtë çdo ditë e përsërisin politikanët bullgarë, dhe të gjithë e dëgjojmë e e dimë – vetëm opozita jonë nuk e sheh. Janë më të frikësuar se vetë qeveria bullgare që të mos miratohet rezoluta për gjuhën maqedonase. Sepse për 7 vite nuk bënë asgjë për të treguar të vërtetën për shantazhet, bllokadat dhe pengesat nga fqinji lindor – tha Mickoski.

Sa i përket kërkesës së BDI-së për zgjedhje të parakohshme, ai deklaroi:

“Nuk jam i sigurt nëse me të vërtetë i duan, apo thjesht mezi presin të shkojnë në opozitë. Dua të them se dy ciklet e ardhshme zgjedhore – zgjedhjet lokale që po afrohen dhe ato parlamentare, kurdo që të mbahen – do të jenë betejë për dy gjëra të mëdha që varen nga e ardhmja e shtetit.

E para është drejtësia dhe lufta kundër sistemit që i mbron kriminelët, dhe e dyta është lufta për reforma dhe deklasimi dhe riedukimin e BDI-së. Ashtu siç premtova që BDI do të shkojë në opozitë – dhe kjo ishte premtimi i parë i përmbushur i këtij mandati – tani po ju them se në këtë shtet duhet të ketë rregull dhe të respektohen ligjet.”

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume