Arben Taravari, kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), ka reaguar ashpër ndaj ish-bashkëpartiakëve të tij Arben Fetahu, Azir Aliu, si dhe ish-deputetëve Mimoza Musliu dhe Salim Sulejmani. Në një video të publikuar, Taravari i akuzon ata për tradhti politike, duke thënë se janë “shitur” dhe kanë tradhtuar votuesit e ASH-së.

Ai i drejtohet drejtpërdrejt me fjalët:
“Si u shitet dhe sa kushtuat?”, duke sugjeruar se kalimi i tyre në parti apo struktura të tjera është bërë për përfitime personale, dhe jo në interes të votuesve.

Më tej, Taravari paralajmëroi se në tetor, kur pritet të mbahen zgjedhjet lokale “do t’i presë” këta individë që sipas tij “u shitën”, duke lënë të kuptohet se do të ketë një përballje politike me ta.

Ndryshe zgjedhjet lokale do të mbahen në tetor të kërij viti./TS/