Ka shkuar në 11 numri i viktimave nga sulmi tragjik që ndodhi të martën në mëngjes në një shkollë në qytetin Graz të Austrisë.

Viktima e 11-të ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra. Ndërkohë, nga 12 persona të tjerë të plagosur, nëntë raportohet se janë në gjendje të rëndë.

Autori i sulmit, një 21-vjeçar austriak, e ka përfunduar aktin e dhunshëm duke kryer vetëvrasje në një nga tualetet e shkollës.

Sipas gazetës austriake Krone, gjatë kontrollit në shtëpinë e sulmuesit në lagjen Graz-Umgebung, autoritetet kanë gjetur një shënim vetëvrasjeje, i cili pritet të ndihmojë në zbardhjen e motivit të këtij akti.

Në shenjë zie dhe solidariteti me viktimat dhe familjet e tyre, Austria ka shpallur tri ditë zie kombëtare. Flamujt do të ulen në gjysmë shtizë, ndërsa të gjitha festimet publike janë anuluar ose shtyrë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume