Një 41-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në një plazh në Phuket, në Tajlandë. Sipas mediave vendase mësohet se shqiptarja e identifikuar si Daniela Idrizi ka humbur jetën mbrëmjen e së martës.
E shoqëruar nga bashkëshorti i saj egjiptian, Mohamed Alsaba, shqiptarja shkoi për të notuar në plazhin Karon.
Por, sipas dëshmisë së bërë nga vetë bashkëshortri i saj, pas 10 minutash Daniela filloi në luftonte në ujë dhe papritur u fundos.
Kanë qenë rojet bregdetare ata të cilët ndërhynë menjëherë por fatkeqësisht nuk mundën ta shpëtojnë. Ajo u dërgua me urgjencë në spitalin Chalong, aty ku dhe u konfirmua vdekja e saj.