Një tragjedi e rëndë ka tronditur qytetin e Grazit dje në Australi, ku një sulm me armë zjarri ka përfunduar në vdekjen e 10 personave, përfshirë edhe një vajzë nga Kosova, Lea Bajrami.

Në një lidhje përmes emisionit “Kosova Today”në Klan Kosova, Vedat Salihu tregoi përvojën e tmerrshme të djalit të komshinjëve të tij, i cili ishte brenda klasës ku ndodhi sulmi.

“Djali i komshies ishte brenda në klasë kur ndodhi sulmi. Ai ka treguar se sapo ka hyrë ka gjuajtur të shtie me armë. Ai ishte në bankën e fundit të klasës. Pasi ka hyrë, vetëm është larguar pak dhe ka nisur të qëllojë në çdo drejtim”, përshkruan Salihu, transmeton Klankosova.tv.

Ndiqni detajet, në videon vijuese:

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume