Zyra e Jashtme për Çështje Penale Gostivar ngriti kallëzim penal kundër J.B. (35), D.B. (33), M.B. (30), E.B. (51), A.B. (32), A.S. (42) dhe N.S. (20), të gjithë nga Gostivari, për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “dhunë”. Më 21.04.2025 në Gostivar, pas një grindjeje të mëparshme, të akuzuarit kanë prishur rendin dhe qetësinë publike duke u përleshur fizikisht me njëri-tjetrin, gjatë së cilës kanë përdorur edhe sende të forta.TS