Arrestime të reja janë bërë sot në Koçan, të lidhura me zjarrin që ndodhi në diskotekën “Pulse”, ku humbën jetën 62 persona dhe rreth 200 të tjerë u plagosën.

Sipas informacioneve jozyrtare, janë ndaluar 13 persona, mes të cilëve edhe shefa dhe punonjës policie që ishin në detyrë natën kur ndodhi tragjedia.

Në mesin e të ndaluarve janë shefi i policisë kriminale, drejtuesi i turnit, shefi i OVR Koçani, shefi i krimit ekonomik në SP Koçani, si dhe një polic që atë natë ishte në detyrë.

Më shumë informacione pritet të bëhen publike gjatë ditës së nesërme.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume