Anëtarët e Kombeve të Bashkuara votuan me shumicë dërrmuese për një rezolutë që kërkonte një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, lirimin e të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi dhe akses të pakufizuar për të shpërndarë ushqimin e nevojshëm urgjentisht për dy milionë palestinezë që jetojnë në kushte të tmerrshme për shkak të agresionit izraelit, raportoi gazeta pariziene “Le Monde”.

Votimi në Asamblenë e Përgjithshme me 193 anëtarë përfundoi me 149 vota “pro”, 12 “kundër” dhe 19 abstenime, përfshirë Maqedoninë e Veriut, e cila, së bashku me Shqipërinë, ishin të vetmit vend në rajon që nuk votuan “pro” rezolutës. Rezultati i votimit u prit me duartrokitje të zjarrta në sallë.

ads.tetovasot.com ads.tetovasot.com

Dokumenti, i përgatitur nga Spanja, ndër të tjera, “dënon fuqimisht urinë e civilëve si një metodë lufte”.

Përpara votimit, ambasadori i Izraelit në OKB, Danny Danon, e kundërshtoi ashpër rezolutën. Ai mohoi se Izraeli po përdorte urinë si armë, duke e quajtur akuzën një “shpifje gjaku” dhe, në kundërshtim me të gjitha organizatat që punojnë në Gaza, këmbënguli se po shpërndahej ndihma humanitare.