Numri i të vdekurve në Izrael nga sulmet e Iranit gjatë natës është rritur në 10, derisa punonjësit e emergjencës në terren vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit.

Gjashtë persona u vranë në qytetin bregdetar qendror të Bat Yam, ku një ndërtesë u godit drejtpërdrejt, sipas organizatës izraelite të kërkim-shpëtimit ZAKA, shkruan CNN.

Katër të tjerë u vranë në qytetin verior palestinezo-izraelit të Tamra, ku u goditën gjithashtu ndërtesa.

Nga ana tjetër, edhe Izraeli po sulmon Iranin, megjithëse raportimet thonë se ende nuk është konfirmuar numri i saktë i viktimave.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume