Në një komunikatë për media, VLEN thotë se ka punësuar 44 shqiptarë në MPB dhe 40 të tjerë janë avancuar.

“VLEN po sjell drejtësi dhe përfaqësim real. Deri më tani, janë: 44 shqiptarë të punësuar, 40 shqiptarë të avancuar në pozita të rëndësishme në strukturat e MPB-së!” thonë nga VLEN

Nga ana tjetër, BDI akuzon VLEN se po i deshqiptarizon institucionet duke u punësuar vetëm maqedonas dhe shqiptarët janë ZERO në çdo institucion. /TS/