Irani nisi një valë të re sulmesh me raketa ndaj Izraelit mbrëmë dhe, sipas të dhënave zyrtare nga shërbimet izraelite të emergjencës, të paktën 14 persona u vranë, ndërsa më shumë se njëqind u plagosën. Sulmet erdhën pasi ushtria izraelite konfirmoi më herët sot se kishte kryer sulme ndaj infrastrukturës bërthamore të Iranit.

ads.tetovasot.com ads.tetovasot.com

Ministria e Naftës e Iranit thotë se depoja e naftës Shahran në Teheran u godit. Presidenti iranian Masoud Peskov ka kërcënuar me një përgjigje “më të rëndë dhe më të fuqishme” nëse Izraeli nuk tërhiqet.