Vizitë zyrtare e Kryetarit Gashi në Azerbajxhan dhe pjesëmarrja në Asamblenë e 65-të të Përgjithshme të PABSEK-ut

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me ftesë të kryetares së Kuvendit Kombëtar (Milli
Mexhlis), Sahiba Gafarova, nga 17 deri më 19 qershor 2025 do të zhvillojë vizitë zyrtare në Republikën e
Azerbajxhanit.
Delegacioni që do të udhëhiqet nga Kryetari, i cili do të përbëhet nga deputeti Petar Markov, i cili është edhe
kryetar i Grupit Parlamentar për Bashkëpunim me Azerbajxhanin në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë
së Veriut; deputeten Imërlije Saliu-Fetai; dhe sekretaren e përgjithshme të Kuvendit, Marina Dimovska.
Kryetari Gashi, përveç takimit me kolegen e tij, kryetaren Gafarova, do të takohet edhe me Presidentin e
Republikës së Azerbajxhanit, Ilham Aliev.
Do të takohet edhe me ministrin e Energjetikës, Parviz Shahbazov, si dhe me ministrin e Ekonomisë në
Qeverinë e Republikës së Azerbajxhanit, Mikail Xhabarov.
Kryetari Gashi do të marrë pjesë edhe në sesionin pranveror të Asamblesë së 65-të të Përgjithshme të
Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEK), që po mbahet në Baku të
Azerbajxhanit, ku, ndër të tjera, do të mbajë edhe fjalim.