Bilall Kasami dje ka inspektuar rrugën Tetovë – Prizren. Ai ka shpëndarë disa fotografi në rrjetet sociale duke tregaur trasen nga ku do të kalojë kjo rrugë.

Pas publikimit të fotrafive qytetarët kanë nisur të tallen me inspektimin e Kasamit duke komentuar në rrjetet sociale se shumë shpejtë do të ndërtohet me këtë rritëm të kreut të Tetovës.

“Së bashku me inxhinierin Muharem Muharemi realizuam inspektimin e trases së planifikuar për rrugën Tetovë – Prizren, projekt strategjik që do të lidhë më shumë dy vendet tona. Gjatë inspektimit në terren u vlerësuan sfidat e konfiguracionit të trasesë si dhe u shqyrtuan mundësitë për realizim të sigurt të saj” ka shkruar Kasami në Facebook.

Nga ana tjetër asgjë nuk ka konkrete në qeverinë e Maqedonisë përpos që mbahen takime herë pas here për të diskutuar në lidhje me këtë projekt.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume