Gazetari i portalit TS ësht[ kërcënuar me jetë dhe me metoda të tjera nga pushteti akutal gejgësisht nga Lëvizja BESA. Ai në një status n[ Facebook ka thekësuar se i di emrat e kërcënuesve dhe rastin do të lajmëroj në të gjitha organet e rendit dhe ambsadat e huaje në Maqedoni.

ads.tetovasot.com ads.tetovasot.com

“Qarqe të caktuara politike, të lidhura me pushtetin aktual, kanë vënë në lëvizje një fushatë të rrezikshme kundër meje — me kurthe të ulëta morale dhe kërcënime të natyrës fizike, përfshirë edhe inskenime që prekin kufirin e atentatit.
Emrat i di. Veprimet po i dokumentoj.
Për këtë çështje do të njoftoj zyrtarisht Ambasadën e Shteteve të Bashkuara, Ambasadën e Gjermanisë, përfaqësuesit e Bashkimit Europian në Shkup, si dhe Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM).
Liria e fjalës dhe siguria personale nuk janë për t’u negociuar.
Askush nuk do të më frikësojë me skema të pista dhe kërcënime që i përkasin mafies, jo politikës.
Ky nuk është vetëm sulm ndaj meje si individ, por një sinjal i qartë se si trajtohen zërat e lirë në këtë vend. Por të më heshtni, duhet të më ndalni gjallë.
Dhe kjo nuk do të ndodhë!” ka shkruar Nevrij Ademi.