-Deri ka fundi i këtij muaji duhet të përmbyllet komplet procesi dhe pastaj do të jetë, do të kisha thënë vendimmarrja politike për të përzgjedhur kandidatët për komunat, tha Bilall Kasami në lidhje me procesin në VLEN për përzgjedhje të kandidatëve për kryetarë komunash në zgjedhjet lokale, përcjell TV21. Kasami tha se në VLEN gjithashtu po bëhen anketa për të parë se cilët nga kandidatët kanë gjasa që të kenë rezultate më të mirë në zgjedhje.

ads.tetovasot.com ads.tetovasot.com

“Jemi në fazën e përzgjedhjes së kandidatëve, procesi është pak më kompleks, duke biseduar me kandidatë të cilët vijnë nga partitë politike por edhe nga shoqëria civile, dhe gjithashtu faktorë të tjerë do të kisha thënë të rëndësishëm të shoqërisë, jemi në fazën edhe të testimit, apo të anketave se4 cili nga këto kandidatë do të kishte dalë më mirë te votuesit”, theksoi Kasami.