Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bajram Rexhepi, ka reaguar ashpër përmes një postimi në Facebook lidhur me një rast të dyshuar të keqpërdorimeve financiare në Komunën e Tetovës, të cilin e ka emërtuar si “Rasti Monopoli”.

Sipas Rexhepit, përmes një procesi të dyshimtë të shitblerjes dhe përdorimit të cesionit si instrument financiar, Komuna ka pësuar një humbje prej 1.5 milion denarësh në tatime, duke dëmtuar kështu buxhetin publik dhe interesin e qytetarëve.

Ai thekson se cesioni është përdorur si “vegël e krimit”, për të favorizuar një kompani të lidhur me interesa partiake, gjë që përbën një vepër penale sipas neneve 369, 257 dhe 353 të Kodit Penal.

“Buxheti i qytetarëve nuk është çiflig partiak. Kjo është vepër penale që duhet të hetohet urgjentisht”, thuhet në reagimin e Rexhepit.

BDI kërkon hetim të menjëhershëm dhe transparencë nga institucionet kompetente, ndërsa rasti tashmë ka ngjallur interes të gjerë në opinionin publik të Tetovës,