Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në lidhje me premtimin për përmirësimin e infrastrukturës në arsim dhe aktivitetet që ndërmerren në këtë drejtim, deklaroi:

ads.tetovasot.com ads.tetovasot.com

“Sa i përket Ministrisë së Arsimit, këtu kemi investime prej rreth 2 miliardë denarësh, shtatë shkolla krejtësisht të reja dhe 20 që janë duke u rinovuar, katër salla të reja sportive, dy konvikte studentësh.

Një pjesë e marrëveshjes strategjike dypalëshe me Mbretërinë e Bashkuar, ndërtimi i fakultetit të ri mjekësor në kuadër të qendrës së re klinike në Shtip dhe konvikti studentor me 200 shtretër. Dhe pres që këtë vit të vazhdojë ndërtimi i ndërtesave të fakulteteve të FSHIIK dhe FKF në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”, si dhe fillimin e ndërtimit të kompleksit universitar të Universitetit “Nënë Tereza”, tha Kryeministri.