Në përgjithësi edhe ministri edhe kryetari i Komunës e shprehën qëllimin e vizitës sonë të punës për sot.

Sot do t’i vizitojmë të gjitha këto objekte që i përmendi edhe kryetari i Komunës, dhe ja ku jemi te i pari, për të cilin foli edhe ministri. Jam i bindur se e gjithë kjo përbën dhe do të përbëjë vlerë të shtuar në cilësinë e jetës së banorëve të Manastirit.

Dua edhe një herë ta uroj kryetarit të Komunës për punën e përkushtuar deri tani. Natyrisht, pres një fitore bindëse në zgjedhjet lokale që në raundin e parë dhe një punë të suksesshme edhe në të ardhmen. Shumica në këshill, sigurisht, që do të jetë një vlerë e shtuar në punën e kryetarit të Komunës – e jo si deri tani, ku bllokonte dhe pengonte punën e tij me çdo kusht. Për fat të keq, për shkak të këtyre bllokimeve dhe pengesave, nuk jemi në gjendje të fillojmë edhe një projekt të shumë pritur dhe kjo është salla sportive. Por shpresoj që në mandatin e ardhshëm ta fillojmë edhe atë.

ads.tetovasot.com ads.tetovasot.com

Ngrohja qendrore po përfundon, po fillon ndërtimi i stacionit të pastrimit, rreth 15 milionë euro investohen në rrugë, bulevarde, parqe, shkolla, kopshte, hyrja në Manastir dhe gjithashtu kjo që e përmendi ministri – ish-kinemaja, që ndodhet pas nesh. Kështu që, në përgjithësi, nëse analizohet dhe mblidhet gjithçka, mbi 100 milionë euro pritet të investohen në Manastir në periudhën që vjen.

Dua të shpreh mirënjohje ndaj administratës së Komunës që e ndjek dhe e mbështet punën, këshilltarëve që e përkrahin punën e kryetarit të komunës, deputetëve në Kuvendin maqedonas dhe kolegëve në Qeveri.

Manastiri është në kornizat e perimetrit tonë të fokusit më të madh, ashtu ka qenë dhe ashtu do të mbetet.

https://vlada.us17.list-manage.com/track/click?u=8cbc04a100aa49a1d66d3c94a&id=dbc88e0961&e=6fd554c317