Më 16.06.2025 në orën 09.00 në Stacionin Policor Strugë u denoncua se gjatë gërmimeve në f. Kalishtë, rrethi i Strugës ishte gjetur një mjet shpërthyes. Ekipi i NJPB Strugë dhe pirotekniku i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit kryen këqyrje në vendgjarje dhe u konstatua se bëhej fjalë për granatë artilerie 105 mm që ka prejardhjen nga Lufta e Parë Botërore. Granata u ngrit në mënyrë të sigurt.TS