Limani: Thirrja për Çmimin e Pjesëmarrjes Rinore është hapur – të rinjtë dhe organizatat rinore mund të aplikojnë deri më 30 qershor

Sot kam kënaqësinë t’ju informoj se në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar Rinor të Maqedonisë së Veriut, shpallim zyrtarisht Thirrjen për Çmimin e Pjesëmarrjes Rinore për vitin 2025.
Vlerësohen të gjitha aktivitetet, iniciativat, aksionet apo idetë që janë realizuar nga qershori i vitit 2023 deri në maj të vitit 2025, për tre kategori:
● 1,000 eur për kategorinë individuale (të rinjë të moshës 15–29 vjeç), që kanë realizuar iniciativë me vlerë sociale.
● 3,000 eur për grupe jo-formale të të rinjve (minimum 3 persona), që kanë bashkuar forcat për projekte bashkëpunimi
● 3,000 eur për organizata rinore, organizata për të rinjtë dhe organizata ombrellë rinore që punojnë vazhdimisht me të rinjtë
Të nderuar qytetarë,
Ky çmim nuk është thjesht një stimul financiar, por është një formë publike e mirënjohjes dhe vlerësimit institucional për të gjithë ata të rinj që nuk qëndrojnë pasivë, por zgjedhin të përfshihen, të veprojnë dhe të bëjnë ndryshimin.
Është një thirrje që shteti i drejton rinisë me porosi:
– ” ne ju shohim, ju dëgjojmë dhe ju mbështesim ” !
Afati për aplikim është deri më 30 qershor 2025, dhe unë ju inkurajoj:
Aplikoni !
Nominoni një mik, një grup, një organizatë !
Ndani historinë tuaj të suksesit !
Sepse vendi ynë ka nevojë për më shumë shembuj pozitivë dhe ne besojmë fuqishëm se shembujt më të mirë janë në mesin e Rinisë Tonë !
Për më shumë detaje në lidhje me thirrjen vizitoni veb faqen e Ministrisë.
Suksese të gjithëve !
Rreth kushteve dhe kritereve për Çmimin e Pjesëmarrjes së të Rinjve, për më shumë detaje mund të vizitoni linuk mëposhtëm: https://www.mtsp.gov.mk/content/pdf/2025/mladi_oglasi/%C3%A7mimi_p%C3%ABr_pjes%C3%ABmarrjen_e%20t%C3%AB%20rinjve.pdf
Paraqitjen për nominimin tuaj mund ta bëni në linkun e mëposhtëm:
NOMINIME PËR ÇMIMIN PËR PJESËMARRJE TË TË RRINJVE 2025