Arbër Ademi

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, tradicionalisht dhe institucionalisht, janë propozuar gjithmonë nga Ministria e Drejtësisë ose nga deputetë të katër partive më të mëdha parlamentare, nga pushteti dhe opozita, në frymën e konsensusit dhe gjithëpërfshirjes.

Tash, për herë të parë, është vendosur një precedent i rrezikshëm: ndryshimet janë propozuar njëanshëm, vetëm nga partitë më të mëdha maqedonase dhe koordinatori i “Vlen”-it, pa asnjë konsultim me partitë shqiptare opozitare, pa përfshirje të shoqërisë civile dhe, më shqetësuese akoma, pa marrë parasysh as rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.

Aq më keq, këto ndryshime janë hartuar në zyrat e VMRO-së dhe janë prezantuar si “propozim ligjor”, ndërsa organizatat dhe iniciativat që me vite kërkojnë rregulla më të drejta për përfaqësim, janë anashkaluar tërësisht.

Oligarkia dhe partitë maqedonase po e shtyjnë përpara agjendën e tyre, të ndihmuara nga disa “shqiptarë të ndershëm” të stilit millosheviçian, servilë të bindur ndaj pushtetit, por të zhveshur nga çdo përgjegjësi ndaj interesave të qytetarëve shqiptarë.

P.S. Sot ndryshimet e oligarkisë nuk kaluan, votimi është shtyrë, sepse nuk kanë shumicë të dyfisht (Badinterit).

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume