“Me këtë, u bëmë një nga vendet e para në Evropë që organizoi dhe realizoi me sukses kthimin e qytetarëve të saj nga zona e konfliktit,” shkroi Mucunski në profilin e tij në Facebook.
Grupi i parë i qytetarëve maqedonas që kërkuan evakuim nga territori i Izraelit mbrëmë arritën në aeroportin e Shkupit. Këtë informacion e konfirmoi edhe ministri për Punë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, Timço Mucunski.
“Me këtë, u bëmë një nga vendet e para në Evropë që organizoi dhe realizoi me sukses kthimin e qytetarëve të saj nga zona e konfliktit,”
shkroi Mucunski në profilin e tij në Facebook.
Dy ditë më parë, në një konferencë për shtyp, ai njoftoi se 28 qytetarë të Maqedonisë janë paraqitur për evakuim nga Izraeli.
Atëherë ai theksoi se pritjet fillestare janë që tetë persona të transferohen në një territor të sigurt.
Siç theksoi ai, evakuimi u krye me aeroplan qeveritar.
Grupi i dytë, sipas tij, pritet të largohet nga Izraeli dhe të vijë drejt vendit tonë menjëherë pasi të rivendoset trafiku i rregullt ajror nga Tel Avivi.