Sot ministria për sitem politk dhe marrëdhënie mes bashkësive ka publikuar në gazetën zyrtare rezultatet e shoqatave fituese në këtë buxhet qeveritar e në mesin e të cilave ishin pesë shoqata serbe, 3 shqiptare dhe 3 rome. Zëvendëskryministri Stoilkoviç u kujdes edhe për kolegun e tij Arben Fetau i cili në profilin e tij kishte publikuar 14 ditë më parë se një shoqatë nga vendlindja e tij është fituese e një granti qeveritar. Fetau saktësisht më 03.Qershor publikoi postimin ku saktësoi se shoqata “Jeta e Re” nga Sllupçani është njëra mes tre shoqatave shqiptare që ka fituar këtë grant.

Nga ana tjetër pikërisht sot më 17. Qershor në gazetën zyrtare nr.121 janë publikuar fituesit e kranteve mes të cilave edhe shoqata që përmend zëvendëskryeministri për qeverisje të mirrë Arben Fetau.

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume