Ministrja për Çështje Evropiane e Mbretërisë së Danimarkës, Mari Bjere sot qëndron për vizitë pune në Maqedoni. Vizita është në prag të kryesimit danez të Këshillit të BE-së.

ads.tetovasot.com ads.tetovasot.com

Bjere do të takohet me homologun e tij nga Maqedonia, ministrin për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani me çka është paralajmëruar konferencë e përbashkët për shtyp. Siç informon Kabineti i Murtezanit, bisedimet midis dy delegacioneve do të përqendrohen në integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, marrëdhëniet bilaterale, prioritetet rreth reformave dhe sfidat aktuale rajonale dhe gjeopolitike.

Pas vizitës në Ministrinë e Çështjeve Evropiane, Bjere do të realizojë takim edhe me përfaqësuesit e Komisionit për Çështje Evropiane në Kuvend.