Gjykimi për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit vazhdon sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup me fjalët përfundimtare të mbrojtjes së të pandehurve. Në seancën e mëparshme, Prokuroria Themelore Publike kërkoi dënim maksimal me burgim të përjetshëm për katër të pandehurit Ljupço Palevski, Vlatko Kesishev, Bore Videvski dhe Velibor Manev, ndërsa për babanë e Vanjës, të pandehurin Aleksandar Gjorçevski, gjykata kërkoi që të shqiptohet dënimi përkatës me burg.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume