Kush kujdeset vërtet për mjedisin, për hapësirat e gjelbëra, për malet dhe për biodiversitetin?

Sigurisht jo VLEN, që në realitetin e përditshëm vepron ndryshe nga ajo që propagandon. Flasin për mbrojtje mjedisi, ndërsa veprimet e tyre në Çair, Tetovë e komunat tjera tregojnë të kundërtën.

VLEN është grupi që në Çair dhe Tetovë uzurpoi pronat publike, ku në vend të ndërtimit të parqeve dhe hapësirave të gjelbra, u ngritën objekte pa leje ndërtimi.

VLEN është grupi që në Tetovë shet pronën publike për vetëm 1 euro për metër katror, për ndërtimin e objekteve shumëkatëshe komerciale, në zona ku duhej të kishte gjelbërim dhe shërbime për komunitetin.

ads.tetovasot.com ads.tetovasot.com

VLEN është grupi që në çdo komunë që e drejton, ka ngushtuar e betonizuar çdo hapësirë të lirë që mund të ishte kthyer në park, shesh lojërash për fëmijë, ose strehë për natyrën dhe ajrin e pastër.

Kjo është hipokrizia klasike e VLEN-it: një fytyrë për kamerat dhe një tjetër për qytetarët. Investimet që promovojnë sot nuk janë gjë tjetër veçse fasadë për përfitime të grupeve të interesit, ndërsa dobia reale për qytetarët do të jetë baraz me zero.

Aleanca për Shqiptarët kërkon transparencë të plotë, mbrojtje reale të mjedisit dhe përfundim të menjëhershëm të betonizimit dhe shitjes së pronave publike për interesa private.

Mjedisi nuk mbrohet me fjalë, por me vepra – dhe veprat e VLEN-it flasin më shumë se çdo deklaratë.

Aleanca për Shqiptarët