Ministrja daneze për Çështje Evropiane, Mari Bjere sot në Shkup tha se zgjerimi do të jetë në fokus të kryesimit danez me Bashkimin Evropian, e cila fillon më 1 korrik, se ngjarjet gjeopolitike aktuale ende më shumë aktualizojnë këtë proces, si dhe vendi i saj do të bëjë gjithçka që është në mundësi për ta nxitur eurointegrimin e vendit, dhe se por ajo rrugë duhet marrë së bashku, për të parë nëse mund të arrihet përparim dhe në cilat fusha mund të realizohet.
Bjere sot në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin për Çështje Evropiane Orhan Murtezani në pyetjen se ç’farë konkretisht do të bënte Danimarka, si kryesuese e ardhshme e Unionit, lidhur me integrimin e Maqedonisë në BE, duke marrë parasysh kontestin me Bullgarinë, por edhe nismën e kryetarit të Këshillit Evropian, Antonio Koshta për takimin me përfaqësuesit e lartë të Maqedonisë dhe Bullgarisë në margjinat e samitit në Hagë, e cila është ende e pasigurt, nuk dha përgjigje konkrete, por tha se momenti i zgjerimit është këtu dhe se vendi duhet ta kapë atë.
“Momenti i zgjerimit është absolutisht këtu dhe ne jemi tashmë dëshmitarë të tij, është bërë progres si për Ukrainën ashtu edhe për Moldavinë dhe tani me Shqipërinë po hapim dy grupime të reja, një tani, një në vjeshtë, kemi përparim edhe me Malin e Zi, që nuk ka ndodhur për një kohë të gjatë. Sinqerisht të them se momenti është këtu dhe ju kërkoj ta kapni atë. Dhe tani me kryesimin tonë të ardhshëm me BE-në, më duhet t’ju them se ne nuk mund ta shtyjmë këtë vetë, ne jemi këtu për të punuar në mënyrë konstruktive me ju, me Maqedoninë e Veriut, në mënyrë që të shohim së bashku se ku mund të bëjmë progres, në cilat fusha mund të bëjmë progres”, theksoi ministrja daneze, duke shtuar se është e dukshme që vendi ka bërë përparim të madh në rrugën drejt BE-së.
Ajo në fjalimin e saj në konferencën e përbashkët për shtyp tha se arsyeja e vizitës së saj është kryesimi i ardhshëm me BE-në të cilën e ndërmerr Danimarka dhe se me Murtezanin kanë biseduar për çështje aktuale politike.
Ministrja daneze theksoi se duke pasur parasysh zhvillimet aktuale gjeopolitike, agresionin rus ndaj Ukrainës, por edhe, siç theksoi, erërat e reja që fryjnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Evropa duhet të jetë një aktor i fortë gjeopolitik dhe për të mbrojtur veten në këto rrethana të reja, procesi i zgjerimit është kyç.
“Sepse po flasim për një Evropë më të madhe, e cila në të njëjtën kohë do të jetë një Evropë më e fortë. Kjo është arsyeja pse ne përpiqemi të ruajmë këtë proces të zgjerimit dhe ne e dimë se Maqedonia e Veriut ka qenë vend kandidat për gati 20 vjet, kështu që tani është koha për ta ndërmarrë këtë hap përsëri. Jemi të vetëdijshëm se ka pasur një lodhje nga zgjerimi, por është shfaqur edhe në vendin tuaj edhe në vendin tonë dhe prandaj duam të punojmë sërish për zgjerimin, të punojmë me Ukrainën dhe Moldavinë, por edhe me vendet e Ballkanit Perëndimor. Besoj se e gjithë kjo do të sjellë prosperitet për këto vende, përfitime për to dhe për vendin tuaj, por edhe për Evropën”, theksoi Bjere.
Ajo theksoi se Evropa do të jetë më e fortë nëse është së bashku me vendin, por edhe me vendet e tjera të rajonit dhe shtoi se ka përparim të ri në procesin e zgjerimit dhe për këtë është këtu në Shkup për të mbështetur vendin.
“Sigurisht, ai progres duhet të bazohet në reformat e zbatuara, në të gjitha ato kërkesa që ju duhet t’i përmbushni, dhe ne jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe shpresojmë se gjatë kryesimit tonë do të mund të punojmë së bashku për ta arritur këtë sepse duam t’i hapim rrugën Maqedonisë së Veriut drejt BE-së”, theksoi Bjere.