MPB ka njoftuar se më 17.06.2025, në ora 23:25, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor i Tetovës e privuan nga liria Sh.C. (45) nga një fshat i Tetovës, duke vepruar sipas një denoncimi paraprak se e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 41-vjeçare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet kallëzim përkatës.