QMK ka dalë me njoftim për vërshimet pas rreshjeve të rrëmbyeshme të shiut, ku siç thuhet, pjesa më e dëmtuar është Haraçina dhe Gazi Baba.

Drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave, Muhamet Ali, dhe Shefi i Sektorit të Operacioneve dhe Koordinimit, Goran Stojanovski, ishin në koordinim dhe komunikim të vazhdueshëm me shërbimet dhe institucionet kompetente, me qëllim monitorimin dhe reagimin ndaj situatës në kohën e duhur.

“Sipas informacioneve dhe fotove që morëm nga terreni nga Sektori i Operacioneve dhe Koordinimit në QMK, shirat e rrëmbyeshëm përfshinë territorin e Qytetit të Shkupit, veçanërisht komunat e Haraçinës dhe Gazi Babës, konkretisht vendbanimet Hasanbeg dhe Stajkovci.

ads.tetovasot.com ads.tetovasot.com

Këto janë reshje afatshkurtra, por intensive që nuk shkaktuan dëme të konsiderueshme në pronë, ndërtesa, infrastrukturë dhe tokë bujqësore”, thuhet në njoftimin e QMK-së.

Sipas informacioneve të deritanishme, nuk ka kushte kërcënuese për jetën e qytetarëve.