VLEN, koalicioni i shpresës, unitetit dhe ndryshimit të shumëpritur, sot hap Shtabin Qendror VLEN për zgjedhjet lokale!
Por ky nuk është thjesht një shtab. Nuk është një zyrë politike si gjithë të tjerat. Ky është Baza ku lind fitorja, ku nis zhvillimi dhe dinjiteti për çdo qytetar shqiptar në çdo komunë të vendit.

Ky është vendi ku fillon fitorja. Ku strategjia takohet me vullnetin. Ku idealet bëhen plan dhe plani bëhet veprim!

Të gjithë liderët tanë, të fortë, të bashkuar, me vizion dhe përvojë, do të jenë aty. Aktivistët tanë, zemra e kësaj lëvizjeje, do ta mbushin këtë hapësirë me energji, ide dhe pasion.
Sepse VLEN nuk është thjesht një emër, VLEN është një betim për ndryshim!

Do të ndërtojmë një pushtet lokal që i shërben qytetarit. Do t’i rikthejmë komunat në duart e popullit. Do të hapim dyert për meritokraci, zhvillim, dhe barazi të vërtetë!

" "

Sot hapet Shtabi! Nesër fillon rruga drejt fitores! Bëhuni gati! Historia fillon tani.
VLEN, sepse shqiptari meriton më shumë se premtime. Ai meriton ndryshim!

Mos mungoni!
20 qershor
Ora 19:30
Sheshi “Skënderbeu”, Shkup

Sot hapet Shtabi! Sot fillon rruga drejt fitores!
Bëhuni gati! Historia fillon tani.