Me rritjen e proaktivitetit të MASH-it realizohen edhe qëllimet e programit, kështu në
mënyrë proporcionale rritet edhe mbështetja nga Bashkimi Evropian për zhvillimin e sistemit
kombëtar të arsimit dhe për ndërtimin e potencialit njerëzor cilësor. Pres që bashkëpunimi
ynë i mirë të vazhdojë edhe në të ardhmen, për të ndërtuar shoqëri nga e cila të rinjtë nuk
largohen, por mbesin, kontribuojnë dhe udhëheqin.
Këtë e theksoi sekretari shtetërore në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Elena Ivanovska, në
konferencën e sotme përfundimtare të projektit gjashtëvjeçar "BE për të Rinjtë", e cila ka
kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e arsimit profesional dhe trajnimit në vend.
"Projekti ka dhënë rezultate jashtëzakonisht të rëndësishme dhe pikërisht ato janë baza për
veprim të ri në të cilin të rinjtë sërisht do të jenë fokusi ynë. Ndjeshëm është rritur cilësia e
arsimit profesional dhe trajnimit dhe është rritur numri i nxënësve në shkollat ​​profesionale,
ndërsa është përforcuar dhe avancuar rregullativa ligjore. Janë themeluar tre qendra rajonale
për arsim profesional dhe trajnim, të cilat janë të pajisura në mënyrë moderne dhe
funksionojnë me sukses, gjithashtu ka filluar procesi transformues në katër shkolla të tjera të
cilat duhet të rriten në qendra rajonale", tha Ivanovska, duke shtuar se janë përmirësuar edhe
kapacitetet e institucioneve për analizë, planifikim dhe krijim të politikave të orientuar drejt
të rinjve.
Ivanovska theksoi se një numër i madh i të rinjve, personalisht i kanë ndjerë përfitimet e
projektit. Kanë fituar njohuri dhe aftësi me të cilat janë konkurrues në tregun e kapitalit
njerëzor, lehtësisht gjejnë punë dhe integrohen në proceset shoqërore.
"Sigurisht se ne i kemi mbështetur edhe nga shumë aspekte të tjera, për shembull përmes
pranimit të dhjetrave kërkesave të tyre vetëm në periudhën e fundit të një viti, të cilat një
pjesë e madhe i referohen përmirësimit të standardit të nxënësve dhe studentëve. Ne i kemi
përfshirë në krijimin e politikave dhe ligjeve. Kemi përmirësuar infrastrukturën në të cilën ata
arsimohen dhe do të ndaj me ju se aktualisht kemi investime aktive me vlerë prej mbi 32
milionë euro", informoi sekretari shtetëror.
Sekretari shtetëror shprehu kënaqësinë se BE-ja vlerëson arritjet kombëtare duke ofruar
mbështetje edhe më të madhe dhe pritjet se bashkëpunimi do të vazhdojë për integrimin e
përshpejtuar të Maqedonisë në familjen evropiane.