Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike në Gostivar ngriti kallëzim penal kundër Q.J. (62) nga Gostivari për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “kërcënimi me mjet të rrezikshëm gjatë përleshjes ose grindjes”. Më 04.06.2025 në shtëpinë familjare në f. Lumi i Hekurt, rrethi i Gostivarit, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme mes vete, i denoncuari me një send të mprehtë i ka bërë kërcënime M.D. (63).TS