Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar janë gati t’i ofrojnë Iranit një marrëveshje për “negociata të plota” mbi programin bërthamor, njoftoi presidenti francez Emmanuel Macron, vetëm pak orë para një takimi diplomatik të rëndësishëm në Gjenevë.
– Advertisement –
Macron theksoi se nuk duhet bërë asnjë kompromis për parandalimin e përfitimit të armëve bërthamore nga Irani.
“Një kthim në negociata duhet të jetë absolutisht prioritet, duke përfshirë edhe atë bërthamor — me qëllim zero pasurim, kufizimin e aftësive balistike dhe ndalimin e financimit të grupeve terroriste që destabilizojnë rajonin”, deklaroi ai.
Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot, së bashku me homologët e tij nga Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar, do t’i bëjnë një ofertë diplomatike dhe teknike ministrit të Jashtëm iranian Abbas Araghchi në takimin e planifikuar për orën 15:00 në Gjenevë.