Me rastin e hapjes së shtabit qendror të koalicionit VLEN, zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, mbajti një fjalim ku theksoi fillimin e një etape të re politike në prag të zgjedhjeve lokale të tetorit.

“Sot po e ndezim flakën e ndryshimit,” deklaroi Fetai, duke e cilësuar këtë moment si nisjen e një rrugëtimi drejt një të ardhmeje më të mirë, të ndërtuar mbi parimet e ndershmërisë dhe integritetit. Ai nënvizoi se objektivi kryesor i koalicionit VLEN është ndërtimi i një politike komunale me duar të pastra dhe në shërbim të qytetarëve.

Fetai e përshkroi koalicionin VLEN si më shumë se një marrëveshje ndërpartiake, duke e quajtur atë “mrekullinë që të gjithë e kërkonin, por askush nuk shpresonte”, e cila u bë e mundur përmes vullnetit dhe bashkimit të shqiptarëve rreth vlerave të dinjitetit dhe bashkëpunimit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume