Më 20.06.2025, në ora 10:40, në Stacionin Policor Tearcë është raportuar se gjatë kryerjes së punimeve me makinë pune – bager, në një rrugë të paasfaltuar në fshatin Neproshtë të Tetovës, punëtorët e një kompanie private kanë gjetur një predhë granate nga hedhës nën tytë me kalibër 40 mm.

Është kryer inspektim nga ekipi hetimor i SPB Tetovë, ndërsa një piroteknik nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim e ka marrë predhën.