Urim Saliu

Në zonën e Vrapçishtit, në zgjedhjet e fundit, gara ishte mes BDI-së dhe ASH-së.
Në Gostivar po ashtu gara ishte mes tyre, ashtu siç ishte edhe në Tearcë, Dibër, Strugë, etj.
Ata janë bashkuar dhe Taravari me Selën janë pajtuar. Vota e këtyre të dyve është mijëra herë më e madhe se ajo e Arben Fetait. As nuk krahasohet.

VLEN-in e mashtrojnë propagandat e atyre që nuk ia duan të mirën dhe nuk ia tregojnë të vërtetën. Mediumet dhe disa aktivistë materialistë i marrin paratë dhe nuk u bëhet vonë.

P.S. Bilall, hiqi disa njerëz të interesit që ke afër, që të mund të marrësh edhe një mandat – sepse, megjithatë, ke bërë punë të mira për Tetovën.
Herën e fundit të mbështeta, por kur more pushtetin, t’u afruan hienat dhe harrove të sinqertët që të mbështetën pa interes.
Ke edhe nga ata që janë afër teje, të cilët ndërkohë kanë qenë me secilin kryetar komune, duke i zhvatur ata.