Videot dhe imazhet e para të bombardimeve të Iranit nga Shtetet e Bashkuara kanë filluar të publikohen në mediat socialet ndërsa shqetësimet për përshkallëzimin e situatës në Lindjen e Mesme janë rriutr pas përfshirjes së drejtpërdrejtë amerikane në luftën me Izraelin.

Videot tregojnë shpërthime në vende strategjike të objekteve bërthamore të Iranit, siç është Fordow. Kompleksi tepër sekret dhe i ruajtur me kujdes, i vendosur pranë qytetit të shenjtë të Qomit, ka qenë një objektiv për Izraelin, pasi besohej të ishte “çelësi” për pasurimin e uraniumit në një nivel që do t’i mundësonte Teheranit të zhvillonte armë bërthamore.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume