Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, çeli sot Këshillin e Sigurimit të OHB-së i cili u mblodh për të diskutuar lidhur me sulmet amerikane ndaj objketeve bërthamore të Iranit si edhe konfliktin Iran-Izrael.

Gjatë fjalës së tij në Nju Jork, Guterres i quajti sulmet e SHBA-ve ndaj objekteve bërthamore të Iranit si “një kthesë të rrezikshme në një rajon që tashmë është në trazirë”. Anotnio Guterres tha se dënon çdo përshkallëzim ushtarak në Lindjen e Mesme.

«Njerëzit e rajonit nuk mund të durojnë një cikël tjetër shkatërrimi, megjithatë tani rrezikojmë të biem në një gropë hakmarrjeje pas hakmarrjeje», theksoi ai.

“Kombet e Bashkuara janë të gatshme të mbështesin çdo përpjekje drejt një zgjidhjeje paqësore. Por paqja nuk mund të imponohet. Ajo duhet të zgjidhet”, tha sekretari i Përgjithshëm i OKB-së.